Në Deçan është organizuar një iftar nga një grup intelektualësh, studentësh dhe besimtarësh të qytetit, ku i ftuar ishte hoxha Dr. Shefqet Krasniqi.
Gjatë kësaj mbrëmjeje, Komuna e Deçanit e nderoi hoxhën Krasniqi me një Mirënjohje për kontributin e tij në edukimin fetar dhe shoqëror. Mirënjohja iu dorëzua nga Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Në kuadër të aktivitetit, Dr. Krasniqi dhuroi disa nga librat e tij për kryetarin Ramosaj dhe të pranishmit. Ai gjithashtu mbajti një ligjëratë ku foli për rëndësinë e muajit të Ramazanit, forcimin e besimit dhe ruajtjen e vlerave fetare e shoqërore.
Organizatorët theksuan se aktiviteti u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe respekti, duke bashkuar qytetarë të ndryshëm të Deçanit në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.






