05/02/2025

Kryeministri irakian: Türkiye mund të luajë rol kyç në zhvillimin e Irakut

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri e Irakut, Mohammed Shia Al-Sudani, ka deklaruar se Türkiye mund të luajë një rol kyç në zhvillimin e Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Bagdad, kryeministri Al-Sudani tha se “kemi një vëllim të lartë tregtar midis dy vendeve”.

“Türkiye është një vend i zhvilluar ekonomikisht dhe mund të luajë një rol kyç në zhvillimin e Irakut”, tha ai.

Kryeministri irakian po ashtu tha se pakësimi i reshjeve dhe sasia e ulët e ujit që vjen nga Türkiye dhe Irani krijon një problem për sa i përket çështjes së ujit në Irak.

“Ne jemi për bashkëpunim për zgjidhjen e kësaj çështje”, theksoi ai.

Ndërkohë, Al-Sudani tha se Iraku do të vazhdojë të luajë një rol ndërmjetësues midis Iranit dhe Arabisë Saudite për të ndihmuar në shërbimin e stabilitetit rajonal.

Në muajt e fundit, Iraku ka pritur disa raunde bisedimesh midis Arabisë Saudite dhe Iranit në një përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet e tyre dhe për të lehtësuar tensionet midis dy fqinjëve.

Sa i përket mosmarrëveshjes për naftën midis qeverisë federale në Bagdad dhe qeverisë rajonale kurde në Erbil, kryeministri irakian tha se mosmarrëveshja duhet të zgjidhet përmes bashkëpunimit dhe koordinimit midis dy palëve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...