Gjatë emisionit DIVANI në RTI me Vehbi Shatrin, i ftuari Yll Avdijaj flet për përzgjedhjen e psikoterapistit.
Në psikoterapi mund të ndodhë që, ne të kërkojmë ndihmë nga psikoterapisti, mirëpo psikoterapisti mundet të jetë i pa përshtatshëm për ne.
Mund të ndodhë që dikujtë të mos i përshtatët psikoterapisti. E që me këtë kuptojmë se, nuk mjafton vetëm të jetë nga ai profesion-psikoterapist, por edhe i përshtatshëm për përsonin i cili po kërkon ndihmë. Shpesh herë ne reflektojmë edhe si natyrë, edhe si përson, edhe si karakter.
Nganjëherë, në shoqëri apo në jetën e përditëshme, disa përsona të flejnë në zemër më shumë e disa jo!
Kur pacientit apo klientit nuk i përshtatët psikoterapisti, procesi mund të mos funksionojë, mund të krijohet rezistencë, gjë që e bënë të paefektshëm procesin.
Në këtë rast, është e drejtë e klientit që ta ndërrojë psikoterapistin, e po ashtu ndodhë që edhe vetë psikoterapisti ta sugjerojë që ai të përcaktohët te një tjetër psikoterapist, i cili mund të jetë më i përshtatshëm dhe më ndihmues për klientin