VËRSHOHET ISTOGU
Sipas drejtoratit për emergjenca, vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe ekonomi familjare. Rrugët janë të kalueshme por me veshtirësi.
Për sanimin e gjendjes, që nga orët e hershme të mengjesit, në teren kanë dalë kryetari i komunës z.Ilir Ferati dhe ekipet respektive. Sipas Genc Ademaj, situata është nën kontrollë deri tani, pavaresisht se vërshimet sa vinë e shtohen, me theks të veçantë pjesa perëndimore e Istogut dhe “bollovani” në qytet. Mbi 6 kompani private kanë dalë në teren duke mundësuar kalueshmërinë e rrugve. Megjithat, qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar dhe të zgjedhin rrugë alternative, thotë Ademaj.
Nga: Fabian Ferizaj