15/07/2024

Kongresmeni amerikan Torres vjen në Kosovë, Konjufca i uron mirëseardhje

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kojufca, ka pritur kongresmenin amerikan Ritchie Torres, i cili ka ardhur për një vizitë në Kosovë.

Konjufca, përmes një postimi në Facebook, i ka dëshiruar mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë.

Ai ka thënë se kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë.

“Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: ‘Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në’”, ka cituar Kojufca kongresmenin amerikan.

Vizitën e kongesmenti amerikan e kishte paralajmëruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili gjatë javës qëndroi për vizitë në SHBA. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...