24/10/2024

‘Joga’ në shkollat e Prishtinës, ‘Demokracia Konservatore’: Është adhurim hinduist-budist, nuk ka të bëjë me traditën tonë shekullore!

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas përhapjes së lajmit se ‘Joga’ është futur si lëndë mësimore në dy shkolla të Prishtinës, ka reaguar menjëherë “Demokracia Konservatore” dhe e ka quajtur veprim të pamatur.

Abdullah Klinaku, udhëheqës i Lëvizjes “Demokracia Konservatore” që është themeluar kohëve të fundit, ka shkruar se “Joga” është akt adhurimi i feve hinduiste dhe budiste. Sipas tij, këto forma adhurimi nuk përkojnë me traditën tonë fetare tradicionale.

Më poshtë gjene të plotë reagimin e Abdullah Klinakut, udhëheqës i “Demokracia Konservatore”:

Të hapet dialogu për mësimin fetar në shkolla, “Joga” është mësim teologjik hinduist dhe budist

Klubi “Demokracia Konservatore” me shqetësim e ka përcjellur lajmin e dhënë në medie ku mësohet se dy shkolla të Prishtinës e kanë vendosur si lëndë zgjedhore për klasat e tyre lëndën e “Jogas”.

“Demokracia Konservatore” duke ju referuar doktrinës teologjike hinduse e budiste, konsideron se “Joga” është akt adhurimi sipas besimeve të sipër përmendura dhe si e tillë është jashtë korpusit të vlerave që kultivojnë fetë tradicionale te shqiptarët. Por në të njëjtën kohë shpërfaq hipokrizinë e institucioneve tona të cilat thirren gjatë gjithë kohës në laicizmin e shkollave dhe institucioneve arsimore.

“Demokracia Konservatore” i bënë thirrje Këshillit të Prindërve, institucioneve arsimore komunale dhe Ministrisë së Arsimit që të mbikëqyrin rastet e tilla duke parandaluar çdo formë të abuzimit të fëmijëve me tradita që janë jashtë korpusit të vlerave tona tradicionale.

Si dhe në të njëjtën kohë i bënë thirrje institucioneve vendore që të jenë të hapura për dialogun profesional e përmbajtësor sa i përket kërkesës së kahmotshme te bashkësive tradicionale fetare te shqiptarët për mësimin fetar në sistemin publik arsimor në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...