24/10/2024

Një nga dëshmitë shkencore të ekzistencës së Krijuesit!

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të gjykuarit nënë prizmin e aspektit real e drejtë, gjithçka që shohim objektivisht dhe ndjejmë subjektivisht na shtynë të besojmë se është një qënie e mbinatyrshme që krijojë këtë univers apo edhe diçka përtej tijë. Nga shumë argumente të panumërta, nga gjithçka që zë vend dhe na rrethon në natyrë (materia), e dal nga materialistët gjithçka që ndjejmë dhe shijojmë e që na dëshmon (vërteton) se egziston një superfuqi krijuese e gjithësisë që është Zoti.

Shkruan: Msc Besim Ademi

Po ndalemi shkurtimisht një vështrim të shkurtër ligjeve të termodinamikës.Allahu i Madhëruar thotë:“[Kur’an, 2:29]Surja: El-Bekare “Ai (All-llahu) është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i bëri ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.”A ekziston Zoti?Apo është universi material gjithçka që është,ose ka qenë gjithmonë, apo gjithnjë do të jetë? Një metodë për të iu përgjigjur kësaj pyetjeje është Argumenti Kozmologjik. Pra është kështu: 1.”Çfardo që fillon të ekzistojë ka një shkak” 2.”Universi filloi të ekzistojë”

3.”Prandaj, Universi ka një shkak.”A është premisa e parë e vërtetë? Le ta shqyrtojmë! Të besosh se diçka mund të shfaqet befas në ekzistencë pa një shkak, është hutim më i madh sesa të besuarit në truke magjike, të paktën në truket magjike, e keni kapelën edhe magjistarin ( iluzionistin ),Dhe nëse diçka mund të vije në ekzistencë nga asgjëja, atëherë pse neve nuk e shohim duke ndodhur gjatë gjithë kohës? Të sqarojmë pak ,si psh në jetën e përditshme nuk krijohet ndonjë anije në rrugë,në lumë,si nuk mund të krijohet ndonjë objektë material çfarëdo qoftë ai nga rastësia…Jo nuk do të gjesh gjithçka ka një shkak për tu krijuar apo më mirë të themi për tu formuar,sepse më kriju krijon Allahu e ndërsa njeriu vetem formen mund të ja japë.Jo… përvojat e përditshme dhe provat shkencore e vërtetojnë premisën e parë që është:Nëse diçka ka filluar të ekzistojë duhet të ketë një shkak!Por çfarë do themi për premisën e dytë?Që universi filloi të ekzistoj apo gjithnjë ka ekzistuar?

Ate’istet shkencërisht thonë – Që universi ka qenë (ka ekzistuar) përgjithmonë.‘Universi është aty (ekziston) dhe kjo është e gjitha’ – Bertrand Russell Së pari le ta shqyrtojmë ligjin e 2-të të termodinamikës: Ne duhët të tregojmë vetëm se universi kishte një fillim, për të treguar që kishte një shkaktar, si psh Zoti. Dy argumente do të ofrohen më poshtë qe do te tregojnë se universi kishte fillim.

Një nga argumentet vjen nga shkenca, nga Ligji i Dytë i Termodinamikës (LDT) Argumenti tjetër është nga filozofia. Sipas LDT universit po i mbaron energjia që mund përdoret. Por nëse universit po i mbarohet diçka do të thotë që nuk është i pafund dhe i përjetshëm . Ndërsa një sasi e pafund energjie nuk mbaron kurrë, nuk duhët një pafundësi për tu mbaruar sasia e pafund, duhët të ketë pasur një fillim. Për shembull, ç’do makinë ka një sasi të caktuar nafte në të, për këtë arësye herë pas herë blejmë naftë për të.Nëse do të kishim një mbajtëse nafte të pafund në makinë dhe në sasi nafte të pafund, at’herë nuk do të ndalonim kurrë dhe nuk do ta ri-mbushnim makinën kurrë me naftë. Fakti që ne e ri-mbushim makinën me naftë do thotë se ishte e mbushur dikur por tani nafta ka mbaruar. Të njëjtën mënyrë, universi pati një fillim, për këtë arësye ka një shkaktar, dhe ky shkaktar është Zoti.

Nëse universi ka qenë këtu (ekzistuar) përgjithmonë, do t’i mbaronte energjia e përdorshme deri më sot. Ligji i 2-të thekson që universi ka një fillim të padyshimtë, kjo edhe më shumë është vërtetuar nga seria e zbulimeve shkencore të shquara.“Parimi i dytë i Termodinamikës”Në vitin 1915 Albert Einstein prezentoi teorinë e tij të përgjithshme të relativitetit, kjo na lejoi që për herë të parë të flasim në mënyrë kuptimplotë për historinë e kaluar të universit.Ndërsa shkenctarët tjerë Alexander Friedmann dhe Georges Lemaitre secili punoi me ekuacionet e Albert Einstein-it dhe e parashohën se universi është duke e zgjeruar. Zgjerimi i universit,e për këtë Allahu në Kur’an thotë:“[Kur’an, 51:47]Surja: Edh-Dharijat – (Erërat)Ajeti:”

Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.”Në vitin 1929 Edëin Hubble mati zhvendosjen e kuqe (red shift) në dritë prej galaktikave të largëta.Kjo dëshmi empirike vërteton që jo vetëm që universi po zgjerohet, por ai filloi të ekzistojë nga një pikë e vetme në të shkuarën e caktuar.Ishte një zbulim madhështor, pothuajse përtej të kuptuarit,megjithatë jo të gjithë e ‘duan’ fillimin e universit nga një pikë e vetme në të shkuarën e caktuar, dhe nuk vonoi shumë para se të dalin teori alternative për universin, por një nga një këto modele dështuan t’i qëndrojnë testit të kohës.Kohët e fundit, 3 kozmolog të njohur: Arvind Borde, Alan Guth dhe Alexander Vilenkin, vërtetuan se çdo univers i cili ka qenë duke u zgjeruar mesatarisht gjatë gjithë historisë së tij, nuk mund të jetë i përjetshëm në të shkuarën, por duhet të ketë një fillim absolut.

Kjo madje zbatohet edhe për multiversin.-Nëse ekziston një gjë e tillë.Kjo do të thotë se shkencëtarët “më nuk mund të fshihen pas një universi të kaluar-të përjetshëm.” Nuk ka ikje, ata duhet të përballen me problemin e një fillimi kozmik. Çdo model i përshtatshëm duhet të ketë një fillim, krejtësisht si modeli standard. Është mjaft e afërt atëherë që të dy premisat e argumentuara janë të vërteta kjo nënkupton se “Universi ka një shkak”Dhe pasi që universi nuk mund të shkaktojë vetëveten, shkaku i tij duhet të jetë përtej universit hapësirë-kohë, shkaku i tij duhet të jetë: -Që nuk zë kurrfarë vendi (I pavend) -I pa kohë (I përjetshëm) -Jomaterial -I pashkak -Dhe me fuqi të paimagjinueshëm. Ashtu si:Argumenti kozmologjik tregon,dëshmon se në fakt është mjaft e arsyeshme për të besuar se Zoti ekziston. E gjithë kjo një vështrim shumë i shkurtër i ligjeve të termodinamikës që të shpie se çdo gjë që egziston ka një shkak të krijimit,nga një Qenie e përsosur dhe e pakrahasueshme e që është Zoti.

Prandaj Allahu thotë në Kur’an:“[Kur’an, 3:190]Surja: Ali-Imran – (Imrani – babai i Musës a.s.)Ajeti:Në krijimin e qiejve e të tokës,në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.”

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...