Nga sot fillon debati amendamentues për Propozim-buxhetin për vitin 2023. Janë dorëzuar 263 amendamente, prej të cilave 199 nga OBRM-PDUKM.
Ditën e hënë përfundoi debati i përgjithshëm, ku qeveria dhe opozita paraqitën qëndrimet e tyre.
Sipas shumicës parlamentare, zërat e parashikuar të buxhetit do të mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike dhe përballimin e pasojave të krizës energjetike dhe opozita mendon se është një buxhet historikisht më i lartë, inflacionist dhe shpërdorues.
Në buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2.9 për qind, ndërsa inflacioni 7.1 për qind./Telegrafi/