Shkruan: Mr. Amir Shabani
Drama suedeze e djegies së Kuranit Fisnik nuk është asgjë e re për muslimanët në mbarë botën. Nën
fasadën e tyre paqedashëse që mbështet lirinë, fshihet një urrejtje e rrënjosur thellë ndaj Islamit dhe
muslimanëve. Një veprim i tillë automatikisht ngjall pyetjen te secili prej nesh se pse një komb
skandinav që supozohet të jetë tolerant dhe liberal, ka lejuar një urrejtje të tillë ndaj Islamit?
Kjo është për shkak të injorancës së tyre të përgjithshme për fenë dhe përshkrimit të vazhdueshëm,
djallëzor dhe negativ që i mvishet Islamit nga mediat dashakeqe. Shumica e tyre nuk e kanë lexuar
kurrë Kuranin si duhet. Ata nuk e dinë se çfarë përfaqëson ky libër hyjnor dhe nuk e kanë idenë se
çfarë mësime pêrçon feja me rritje më të shpejtë në botë.
Ata ndoshta nuk e dinë se sikur tëi digjnin të gjithë Kuranat që ekzistojnë në Suedi, sërish nuk do të
jenë në gjendje ta zhdukin Kuranin nga Suedia, sepse Kurani është në kujtimet e mijëra
muslimanëve suedezë dhe miliona muslimanëve në mbarë botën. Ne, komuniteti global musliman
do të financojmë secili individualisht me kënaqësi në botimin e miliona kopjeve të Kuranit dhe do ta
vërshojmë Suedinë me të. Kurani Fisnik nuk ngjason me asnjë libër tjetër, ai është një libër i gjallë,
një kushtetutë për shtet dhe udhëzim i jetës së kësaj bote në aspektin fizik, psiqik dhe shpirtëror për
mbarë njerëzimin, si dhe udhërrëfyes drejt suksesit në botën e amshueshme.
Ata ndoshta nuk e dinë që Kurani është libri më i lexuar në botë. Dikush diku në botë po lexon
Kuran në çdo sekondë të kohës tokësore. Asnjë libër tjetër nuk lexohet, mësohet përmendësh dhe
zbatohet sikur Kurani. Mendjelehtët, me cirkun e tyre të neveritshëm të djegies së Kuranit vetëm se
do ta rrisin leximin e tij edhe më shumë dhe më shumë njerëz do ta shkarkojnë atë nga interneti ose
do të përpiqen të blejnë një kopje nga një librari lokale. Marifeti i tyre i ulët do të gjenerojë më
shumë publicitet pozitiv për Kuranin.
Ata ndoshta nuk e dinë se Kurani është i vetmi libër në fytyrën e tokës që nuk përmban asnjë gabim
të vetëm gjuhësor, historik apo shkencor edhe pse i është shpallur 1400 vjet më parë një njeriu që
nuk dinte shkrim-lexim dhe jetonte në mes të Gadishullit Arabik. Për më shumë se 1400 vjet shumë
janë përpjekur të tregojnë gabime në Kuranin Famëlartë, por ata dështuan keq. Pavarësisht se sa
njerëz e djegin Kuranin dhe sa njerëz e kritikojnë atë, Kurani aspak nuk ka ndryshuar, dëbuar apo
braktisur.
Ata që janë të prirur për djegien e Kuranit, le ta djegin atë, sepse një gjë është e sigurtë: nga një
djegie e Kuranit do të dalin miliona kopje të botuara të Kuranit, do të ribotoheshin, do të
shpërndaheshin në Suedi dhe si pasojë, mijëra njerëz do ta përqafonin Islamin.
Djegia e Kuranit është një akt marrëzie, por suedezët e zakonshëm nuk janë budallenj. Ata do të
shohin të vërtetën pas këtij akti marrëzor. Ky akt i djegies së Kuranit është më shumë simbol politik i
urrejtjes, jo manifestim i sjelljes së civilizuar të një personi të arsimuar. Janë për keqardhje djegësit e
Kuranit sepse duken kaq të dhimbshëm dhe veprimi i tyre duket kaq i neveritshëm. Unë nuk i urrej
ata, i ftoj të mësojnë më shumë rreth Islamit. Unë i ftoj ata që të kenë një bisedë të sinqertë me
bashkëkombësit e tyre muslimanë suedezë.
Politikanët e krahut të djathtë shpesh përdorin Islamin dhe emigracionin në mënyrë të ndërsjellë.
Ata mendojnë se të gjithë emigrantët me ngjyrë (kryesisht ngjyrë kafe) janë muslimanë. Ata
mendojnë se njerëzit me qëllim largohen nga vendet e tyre ku dielli shkëlqen 365 ditë në vit, ku
klima është e ngrohtë, toka është pjellore dhe natyra është e gjallë me qindra lloje kafshësh dhe
bimësh. Ata nuk e kuptojnë se ata emigrantë po u shpëtojnë luftërave që evropianët i kanë nisur dhe
financuar, i ikin persekutimit dhe shtypjes që është përdorur nga regjimet e montuara që evropianët
kanë instaluar dhe mbështetur dhe i ikin varfërisë që ata kanë përjetuar për shkak të qindra viteve
ekonomike dhe financiare të shfrytëzimit politik nga evropianët. Të fajësosh emigrantët do të thotë
të jesh totalisht i pasinqertë në lidhje me rolin e kaluar dhe të tashëm të evropianëve në krijimin e
botës së ekstremeve.
Ata fajësojnë Islamin për rritjen e numrit të njerëzve që vijnë në vendin e tyre për të kërkuar azil. Ata
janë aq të ndezur saqë nuk shohin se kjo rritje e lëvizjes popullore është e lidhur drejtpërdrejt me
qindra vjet kolonializëm, shfrytëzim dhe skllavërim të jo-evropianëve anembanë globit, si dhe
pasojat e dekadave të politikës së jashtme joetike. Kundërvajtjet e evropianëve në mbarë botën
kanë krijuar fenomenin e kthimit – njerëzit e persekutuar dhe të shfrytëzuar të botës tani po kthehen
në Evropë për të kërkuar azil dhe drejtësi.
Për fund, mendoj se ata që e djegin Kur'anin mund të bëhen muslimanë nëse e lexojnë para se ta
marrin hapin për ta djegur. Ju që kurrë nuk e keni lexuar këtë libër hyjnor, provojeni ta lexoni dhe do
vëreni ndryshimet në veten tuaj rreth botëkuptimit ndaj Islamit dhe shpëtimit nga kriza e mendimit
të gabuar për muslimanët.