21/04/2026

Krim i rëndë brenda familjes, një person vret gruan dhe të vëllanë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit pasditen e kësaj të premteje.

Korrespondenti i Euronews Albania, bën me dije se një person ka ekzekutuar me armën e gjahut gruan e vet dhe të vëllanë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është në ndjekje të autorit të krimit.

Burime bëjnë me dije se autori është shtetasi 75-vjeçar Xhevit Sinani. Ndërkohë që viktimat janë identifikuar si Shaqir Sinani, vëllai i autorit dhe bashkëshortja Zeqine Sinani.

– Advertisement –

Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e këtij krimi të rëndë në familje.

“Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.

Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit”, bën me dije policia./euronewsal

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...