07/07/2025

Shifra dhe të dhëna të tmerrshme nga tërmeti në Turqi dhe Siri!

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img
“Tërmeti i shekullit”, u quajt tërmeti i 6 shkurtit që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. Me një thellësi deri në 10 kilometra e duke zhvedosur token deri në 7.3 metra, ky tërmet po cilësohet si më i fuqishmi që ka ndodhur në 2 mijë vjetët e fundit. Prej ditës së parë e deri më sot rajonin e kanë goditur edhe 3858 tërmete të tjerë. Prej tyre, 1253 (3-4 shkallë), 965 (4-5 shkallë) dhe 394 tërmete (5.5-6.7) shkallë të Rihterit. Dmth,. në çdo 10-15 minuta rajonin e ka goditur një tërmet i mesëm, ndërsa në çdo 4-5 minuta një tërmet i fuqishëm.
‘Japan News’ ka shkruar se ky tërmet ishte më i fuqishëm për 22 herë se sa tërmeti i vitit 1995 në Harshin të Japonisë. Fuqia e natyrës dhe gabimet njerëzore bënë që tërmeti të tregohet kaq i pamëshirshëm, shkruan mediumi japonez. ‘The Guardian’ ka nënvizuar se kompanitë e ndërtimeve janë fajtorët më të mëdhenj të kësaj tragjedie kaq të madhe. Gjeologë e sizmologë të njohur nga bota që janë duke punuar në terren, kanë thënë se energjia e tërmetit ishte 30 katrilion jole, që i bjen 24 herë më i fuqishëm se tërmeti në Haiti dhe 30 herë më i fortë se ai që kishte goditur dikur SHBA-në. Folur me gjuhën e energjisë nukleare, tërmeti ka gjeneruar një shkatërrim sa 596 bomba atomike. Krejt kjo për vetëm 2.5 minuta. Shiriti goditës ishte i një gjatësie prej 400 km, ndërsa dëme të mëdha ka shkaktuar deri në 1 mijë kilometra në të katër anët e këtij shiriti.
Shkencëtarë të shumtë po flasin se kjo ishte e panjohur për shkencën deri në ditët tona. Diçka krejtësisht e re për gjeologjinë dhe sizmologjinë. Kodra të tëra janë rrafshuar sikurse edhe fshatra të tërë. Rrugët kanë humbur gjurmë, lumenjtë janë zhvendosur, toka ka ndryshuar strukturën e saj ndërsa majet e shkëmbinjve kanë zbritur nëpër rrafshe. Për dy minuta ndodhi një akt kijameti siç e përshkruan Kur’ani i Madhërishëm. “Toka e vjell nga brendësia e saj energjinë shkatërruese, e njerëzit do të pyesin: Ç’është kjo e çfarë është duke ndodhur” shkruhet në kaptinën mbi tërmetet dhe Ditën e Kijametit. Do të pyesin njerëzit, pra, siç po pyesin sot si është e mundur të ndodh një shkatërrim kaq i madh për më pak se tre minuta e që nuk kishte ndodhur në dy mijë vjetët e fundit.
Numri i viktimave deri më tani ka shkuar në mbi 41,000 (Turqi 35,418 – Siri 5,800), numri i të lënduarëve mbi 130 mijë (Turqi 109,000 – Siri mbi 20,000) ndërsa numri i të pagjeturve nën gërmadha është në mijëra të tjerë.
Tërmeti ka rrënuar çdo të katërtën ndërtesë, çdo e treta është në gjendje për tu rrënuar e çdo e dyta duhet meremetuar ose rrënuar më pastaj.
Deri më tani Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Dëmeve ka kontrolluar 387,346 ndërtesa dhe 1,856,000 njësi banimi. Për 50,576 ndërtesa dhe 224,923 njësi banimi ka vendosur shembjen urgjente, 99,300 ndërtesa dhe 640,131 njësi banimi kanë pësuar dëme të mëdha, 180,355 ndërtesa dhe 762,627 njësi banimi janë dëmtuar pak ose aspak. Gjithsej janë shembur mbi 15 mijë ndërtesa (vetëm në Turqi 12,141 syresh).
Sipas raportit të komisionit përkatës, ndërtesat që janë shembur dhe të tjerat që kanë pësuar dëme të mëdha janë ato katet e para të të cilave janë bërë për afarizëm. Ashtu që, ose i kanë lënë të larta deri në 5 metra ose më pastaj i kanë dëmtuar shtyllat e ndërtesave. (Mësim edhe për Kosovën ku thuajse 90% e ndërtesave i kanë katet përdhesëse për afarizëm).
Në Turqi, në zonën e goditur nga tërmeti janë vënë në funksion 175,000 shatora, 5,400 kontejnerë-shtëpi si dhe mijëra automjete të tjera. 1.7 milion njerëz janë akomoduar përkohësisht nëpër hapësira të improvizuara për të cilët kujdesen 250,000 personel nga rrafshe të ndryshme. Kjo ushtri ndihmatarësh është duke vepruar gjithandej në rajonin e godtur nga tërmeti.
335,945 llogarive bankare të qytetarëve në zonën e tërmetit u janë lëshuar nga 1 mijë lira, familjeve të viktimave nga 100 mijë lira për viktimë, dhe nga 50 mijë lira për ata që kanë mbetur pa shtëpi dhe kanë marrë banesa me qera.
Presidenti i Turqisë Erdogan ka premtuar se shteti do të ndërtojë çdo gjë që është rrënuar dhe se asnjë qytetar nuk do të paguaj asnjë lirë për dëmet që i janë shkaktuar. Qeveria turke sot ka vendosur që ndërtimi i 30,000 njësive të banimit do të fillojë në muajin mars të këtij viti.
Në anën tjetër, kanë filluar ndjekjet penale ndaj 293 pronarëve të llogarive të rrejteve sociale që kanë dhënë lajme të rreme apo kanë përhapur panik. Janë mbyllur të gjitha portalet që janë hapur prej ditës së rënies së tërmetit si dhe janë ngritur dhjetëra padi ndaj pronarëve të kompanive të ndërtimit, janë burgosur mbi 200 hajna që po vjedhnin shtëpitë e dëmtuara, janë mbyllur firmat e transportit që kishin ngritur çmimet e biletave e njëjtë kështu edhe për shitësit e gjërave ushqimore dhe të veshmbathjes. Ka patur tentativë edhe për vjedhjen e foshnjeve në spitalin e Hatajit. Ndaj gjithë këtyre janë nisur procedura penale. Gjithsejt janë vënë në lëvizje 1250 prokurorë shteti.
Tërmeti në Turqinë juglindore dhe në veri të Sirisë, për 2.5 minuta i ka bërë 16 milion njerëz të shndërrohen në të pastrehë, për më tepër, i ka shndërruar në të nevojshëm edhe për ushqime bazike. Me miliona njerëz sot presin në radhë të gjata për ushqim, ujë e për barna të nevojshme.
Megjithëqë tërmeti në fillim shkaktoi një panik të madh, Turqia shumë shpejt mori veten. Tani ka një organizim të paparë. Miliona njerëz në Turqi janë vënë në aksione vullnetare për ndihma të ndryshme dhe me mijëra fabrika po prodhojnë batanije, lugë, pjata, ilaçe, lodra për fëmijë, këpucë, rrobe dhe po i dërgojnë si ndihma atje. 132 veterinerë nga Truqia dhe vende tjera janë duke punuar në rajon që të shpëtojnë jetët e kafshëve të lëndura. Janë ngritë klinika të improvizuara enkas për shërimin e kafshëve. Mijëra ndërtesa publike anekënd Turqisë, hotele dhe godina tjera shtetërore janë shndërruar në spitale dhe vendstrehim për të dëmtuarit. Anije, trena e autobusë të tërë janë bërë spitale e klinika të improvizuara. 16 milion njerëz janë zhvendosur dhe janë bërë të nevojshëm për një shujtë ushqimi. Mijëra tonelata ndihma janë grumbulluar në zonën e tërmetit. Miliarda euro e dollarë janë mbledhur nëpër botë dhe po dërgohen në Turqi dhe Siri. Edhe pse Turqia është duke u përballë me fatkeqësinë më të madhe në historinë e saj, ajo po dërgon ndihma në Siri sikur të mos i kishte ndodhur asgjë asaj. Deri më tani mbi 1000 maune ndihma prej Turqisë kanë shkuar drejt Sirisë.
Në Osmanije ka filluar ndërtimi i qytetit të kontejnerëve. 24 orë po punohet në infrastrukturë nëntokësore dhe ujësjellës. Rryma elektrike është duke u bërë nga zero. Aty janë duke u vendosur 5600 kontejnerë. Njëjtë kështu po punohet edhe në 6 vende të tjera. Aktivitet i paparë në gjithë Turqinë për ta tejkaluar këtë gjendje katastrofike.
84 shtete kanë dërguar ekipe shpëtimtare. Ndër to edhe Kosova dhe Shqipëria. 21 mijë shpëtimtarë nga e gjithë bota kanë shkuar atje dhe po punojnë për shpëtimin edhe të ndonjë njeriu të mbijetuar. Këta heronj të gjallë janë bërë shpresë për familjarët të cilëve u kanë mbetur nën gërmadha fëmijët, prindërit, bashkëshortet, vëllezërit e motrat e tyre. Edhe sot në ditën e dhjetë pas tërmeti kanë nxjerrë të mbijetuar. Çdo minutë po shfrytëzohet të shpëtojnë sa më shumë jetë. Çfarë madhështie kjo e njeriut për njeriun.
Në anën tjetër, dhjetëra liderë botërorë zbarkuan në Ankara për t’i shprehur ngushllime Presidentit Erdogan dhe popullit turk. Me qindra të tjerë telefonuan atë dhe i shprehën ngushëllimet e tyre.
Dhe për fund një përshtypje imja: Se sa e çmueshme dhe sa e shtrenjtë është një jetë njeriu, shihet edhe nga kjo që po ndodhë pas tërmetit në Turqi dhe Siri. E tërë bota është aktivizuar për t’i ndihmuar njerëzit atje. Turqia dhe turqit nuk do ta harrojnë këtë akt madhështor të botës. Kam bindjen se Turqia do t jetë edhe më aktive në politikat ndërkombëtare. Për të dhënë kontributin e saj për paqe dhe për të mirën e njerëzimit.
Nga Turqia presim edhe më shumë. Presim një Turqi të re, edhe më të fortë. Edhe më të qëndrueshme….!
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...