13/10/2025

A do të jetë takimi Trump-Putin i vitit 2025 në Alaskë një përsëritje e takimit Chamberlain-Hitler i vitit 1938?!

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shkruan: Mr. Amir Shabani

Negociatat paqësore me një agresor shpeshherë nuk funksionojnë dhe rezultojnë pa një marrëveshje konkrete. Për këtë realitet na mëson historia kur Britania e Madhe e provoi një gjë të tillë me Hitlerin.

Më 30 shtator 1938, kryeministri britanik Neville Chamberlain zbriti nga avioni pas Konferencës së Mynihut dhe lexoi një deklaratë të përbashkët me Adolf Hitlerin: “Ne jemi dakord të pranojmë se çështja e marrëdhënieve anglo-gjermane është me rëndësi të parë për dy vendet tona dhe për Evropën. Ne jemi të vendosur që metoda e konsultimit të jetë metoda e miratuar për t’u marrë me çdo çështje tjetër dhe kështu për të kontribuar në sigurimin e paqes së Evropës.”

Përpara Downing Street 10, Chamberlain deklaroi më pas: “Miqtë e mi të mirë, për herë të dytë në historinë tonë, një kryeministër britanik është kthyer nga Gjermania duke sjellë paqe me nder. Unë besoj se është paqe për kohën tonë, andaj shkoni në shtëpi dhe flini një gjumë të qetë.”

Një vit më vonë, Hitleri filloi Luftën e Dytë Botërore. Historia ka një mënyrë mizore për të përsëritur veten kur mësimet e saj injorohen. Në vitin 1938, zbutja e zbehtë çoi drejtpërdrejt në një luftë botërore. Në vitin 2025, kjo mund të çojë në diçka shumë më të keqe.

Nesër më 15 gusht Donald Trump dhe Vladimir Putin ta do të kenë një takim dypalësh në një bazë ushtarake amerikane në Anchorage të Alaskës. Meqenëse lufta në Ukrainë është një luftë me ndërmjetësim, ajo mund të përfundojë vetëm nga dy aktorët më të fuqishëm, SHBA-të dhe Rusia apo të ndodh më e padëshiruara – përshkallëzimi i konfliktit në përmasa botërore.

Lufta Ukrainë-Rusi është në fakt një luftë Rusi-SHBA. Nëse administrata Biden nuk do ta kishte përfshirë Ukrainën në konflikt, kjo luftë nuk do të kishte ndodhur. BE-ja iu bashkua kësaj lufte për ndihmën e SHBA-së. Do të ishte më mirë nëse dy palët kryesore, Rusia dhe SHBA-ja, do të gjenin një zgjidhje për këtë çështje. Nëse më shumë palë përfshihen në këtë çështje, negociatat e Alaskës mund të ndikojnë negativisht.

Si Uashingtoni ashtu edhe Moska ndajnë një pjesë të fajit për këtë luftë. SHBA-të nxitën tensionet me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes që filloi në vitin 1999, ftesën për Ukrainën për t’u bërë anëtare e NATO-s në vitin 2008 dhe grusht-shtetin në Kiev në vitin 2014. As ukrainasit nuk janë pa faj. Qeveria ukrainase, e cila erdhi në pushtet në mënyrë të paligjshme përmes grusht-shtetit, ndan një pjesë të fajit për luftën sepse, me mbështetjen e SHBA-së, vrau popullsinë e vet në luftën civile në lindje të vendit nga viti 2014 deri në vitin 2022 dhe sabotoi bisedimet e paqes në Minsk. Pastaj erdhi pushtimi rus në vitin 2022, i cili shkeli ndalimin e OKB-së për përdorimin e forcës dhe mori qindra mijëra jetë.

Prandaj, edhe Rusia mban një pjesë të fajit. Të gjitha palët e pranojnë pjesën e tyre të fajit, edhe nëse nuk e pranojnë kurrë publikisht. Mediat botërore duhet ta ekspozojnë fajin e përbashkët të aktorëve të ndryshëm, në vend që ta fshehin atë. Konflikti mund të zgjidhet nëse Ukraina premton të mos bashkohet kurrë me NATO-n.

Për më tepër, Trump duhet të ndalojë furnizimet me armë dhe t’i shpjegojë Ukrainës se territoret në Kievin lindor të pushtuara nga Rusia nuk mund të rimerren. Me sa duket, qeveritë (jo popujt) e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të sabotuar paqen në Ukrainë. Trump do t’i shesë me kënaqësi armë amerikane BE-së dhe do t’i lejojë evropianët të paguajnë për rindërtimin e Ukrainës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...