18/10/2024

Abdixhiku: Dialogu tash është për të parandaluar luftën, refuzova ta shoh draftin e Asociacionit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk është i gatshëm të bashkëpunojë, raporton Gazeta Sinjali.

Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Kurti për mosdije në procesin e dialogut me Serbinë.

“Për mua është e pakuptimtë. Ai na prezantuar një dokument me gjashtë pika, që ishin të pranueshme. I kam thënë kryeministrit a je vetëdijshëm për një dokument që po vjen si marrëveshje ndërkombëtare? Bëhej fjalë për marrëveshjen e normalizimit, marrëveshjen bazë. Një muaj pas e ka pranuar, por asnjëra nga 6 pika nuk ishin aty”, tha Abdixhiku.

Më tej, kreu i LDK-së tha se tash me ndërkombëtarët nuk flitet për dialog normal, por dialog për të parandaluar luftën.

“Tash më nuk flasim për normalizim të relacioneve, por hajde te ndalim luftën. Nga ky pozicion, Kosova s’mund të nxjerrë asgjë mirë. Për mua është e habitshme se si ti ke 6 pika si start dhe në fund se ke asnjërën në marrëveshje”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku ka komentuar deklaratën e presidentes, Vjosa Osmani, rreth draft statutit të Asociacionit, e cila ka thënë se i ka dykuptimësi.

“Deklarata e presidentes është vazhdimësi e deklaratës së parë, e cila vinte në kohën kur kryeministri i vendit kishte theksuar se atij I kishin thënë, ndonëse për ne ishte e pakuptimtë që s’ka mendim vet, se drafti i statutit ishte në përputhje me kushtetutën. E më pas kur ke dy lider institucional që thonë gjërat të kundërta bëhet një gjë shumë e rëndësishme, ajo gjë është të ndahet drafti, së paku akterët në vend, deputetët. I kuptoj rrethanat që dialogu është çështje e interesave nacionale”, u shpreh Abdixhiku.

Tutje ai tha se e ka pasur ofertën për të parë draftin nga ndërmjetësuesit, por i njëjti e ka refuzuar.

“Bëhen 1 muaj prej që është pranuar ky draft statut, bëhet 1 muaj e dy javë prej që Kosova e ka në dispozicion, e 1 muaj që Vuçiq e ka në dispozicion. Pra ta ketë Serbia e mos ta ketë Serbia është e pazakontë. Kemi pasur një ofertë nga ndërmjetësuesit që ja ku e keni draftin mund ta shihni, por s’mund ta keni, e të cilin e kam refuzuar. E konsideroj ofendim të rëndë, që një dokument 20 e disa faqe t’i lihet forcave politike sa për shikim e jo analizë”, deklaroi Abdixhiku në DebatPlus.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...