28/05/2024

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë është duke vazhduar edhe këtë javë, dhe i njëjti pritet të përmbyllet më 17 maj.

Deri më tani sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë banorë.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati.

“Jemi në ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë. Deri më tani procesi ka shkuar siç e kemi planifikuar në fillim. Pritjet janë që regjistrimi të përfundoj gjatë kësaj jave në të gjitha komunat e Kosovës. Deri më tani në Kosovë janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë banorë”, tha Kastrati.

Kastrati tha se pjesëmarrja nga komunitetet është e kënaqshme, derisa shtoi në komunat në veri ende ka hezitime nga disa qytetarë që të regjistrohen.

Ai shtoi se deri tash nuk kanë pranuar kërkesë zyrtare nga ndonjë komunë apo grup për të shtyrë regjistrimin.

“Deri tani është një shkresë që na ka ardh nga një komunë që nëse ne nuk do ta mbështesim ndoshta nevojitet të shtyhet. Janë përgatit disa shkresa që pritet të na dorëzohen sot ose nesër që kërkojnë të shtyhet regjistrimi për disa ditë. Ne do ti shqyrtojmë me vëmendje ato kërkesa”, tha Kastrati.

Kastrati bëri të ditur se komuna që ka kërkuar të shtyhet procesi i regjistrimit ka qenë Dragashi.

“Dragashi ka bërë kërkesë javën e kaluar për tu shtyrë afati për regjistrim. Dragashi ka sfidë me komunitete ka disa zona që kanë refuzuar me fillim të regjistrohen dhe besoj që edhe në Dragash do të kryhet me kohë”, u shpreh Kastrati.

Ai tha se në aspektin logjistik kanë mundësi të mbështesin një komunë me regjistrues nga një komunë tjetër.

Kastrati gjithashtu tha se për diasporën është kaluar numri mbi 400 mijë që janë regjistruar në formën online.

Kryeshefi i ASK-së shtoi se kualiteti i të dhënave do të jetë shumë më i mirë se në vitin 2011. /Telegrafi/

 

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...