26/12/2024

AGK: E papërgjegjshme dhe e rrezikshme deklarata e Sami Kurteshit që i sulmoi mediat për rastin Dehari

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur të rrezikshme një deklaratë të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili i sulmoi mediat gjatë një konference për media për rastin e vdekjes së aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.

Kurteshi ka akuzuar Klan Kosovën, Expressin dhe RTK-në: “për rol negative dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja mbulonte gjithë propagandën kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyetonte arrestimet”. Kjo, është një deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e Kurteshit, që akuzon mediet në lidhje me rrethanat e vdekjes në burg të Deharit”, thuhet në reaigmin e AGK-së.

AGK thotë se “deklarata të tilla vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve të këtyre dy medieve, dhe janë të papranueshme”.

“Rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje. Xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe ka kontribuar në informimin e publikut”, thuhet në reagim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...