Mos votimi i plotësim – ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, tregon edhe njeherë se Ministria e Financave Punës dhe Transfereve udhehiqet nga një narcizoid qe s’ka pikë ndjeshmerie për pensioneret e ketij vendi.
Kryeministri dhe shumica parlamentare e kanë për obligim ta votojnë plotësim – ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, qe ua njeh pervojen e punës për vitet e 90-ta dhe e heq kufizimin 15 vjeçar si kusht për pension të plotë. Në të kundërten bëhen palë me regjimin qe i largoj punëtoret nga puna.
Sipas ligjit aktual për Skemat Pensionale të Financuara beneficionet i gezojnë të gjithë ata qe kanë punuar në vitet e 90-ta për Millosheviqin.
Ata ishin punëtorët e Republikës, ata sakrifikuan për Republikën, kush nuk ua njeh sakrificat është kundër Republikës!
Ali Sefaj godet Hekuran Muratin: Një narcizoid që s’ka pikë ndjeshmërie për pensionerët e këtij vendi
