02/12/2025

Ambasada Amerikane në Sarajevë: Festa në Ditën e Republikës Srpska më 9 janar është i paligjshëm

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

Vendimi i Milorad Dodik për t’i dhënë një çmim Vladimir Putinit, njeriu që nisi një pushtim të paprovokuar të Ukrainës që ka rezultuar në vdekjen e mijëra civilëve dhe shkatërrimin masiv të infrastrukturës, ishte i dënueshëm. Ishte një mohim i vlerave të komunitetit euroatlantik dhe i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Po kështu, vendimi i z. Dodik për të festuar Ditën e Republikës Srpska më 9 janar është i paligjshëm. Ai shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese të BiH se përkujtimi është antikushtetues. Neni III(3) i Kushtetutës së Dejtonit është i qartë: Republika Srpska duhet të respektojë plotësisht vendimet e institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës, duke përfshirë vendimin përfundimtar dhe detyrues të Gjykatës Kushtetuese të BiH, pavarësisht nëse autoritetet e RS i pëlqejnë apo jo. Thirrjet për pavarësinë e RS të përsëritura dje, të shoqëruara me pretendime të rreme ligjore për kompetencat e saj dhe përpjekjet për të minuar shtetin e Bosnje-Hercegovinës, po e shtyjnë vendin në një rrugë të rrezikshme. Republika Srpska do të shkatërrojë vetëm veten dhe ata përreth saj që ndjekin vullnetin e pavarësisë./Naim Berisha

Previous article
Next article
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...