05/12/2024

Ambasada e Francës: E respektojmë pavarësinë e BQK-së, por zbatimi i pakoordinuar i rregullores paraqet vështirësi

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Më 11 maj, ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.

Nga e diela e 12 majit, valuta e vetme, e cila mund të përdoret për pagesa në Kosovë është euroja.

Lidhur me këtë çështja është deklaruar Ambasada e Francës.

Në një përgjigje për Klankosova thuhet se e respektojnë pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës, por se zbatimi i rregullorës i cili nuk është koordinuar paraqet vështirësi.

” Zbatimi i rregulloreve të Bankës Qendrore, i cili nuk është i kordinuar, megjithatë paraqet vështirësi që lidhen me qëndrueshmërinë e transfertave të ligjshme financiare nga Serbia, për shembull në favor të pensionistëve serbë ose të institucioneve shëndetësore ose arsimore”, thuhet në përgjigjen e ambasadës transmeton Klankosova.tv

Ambasada e Francës thotë se i mbështet propozimet e emisarit special të BE-së në dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajçak, rreth kësaj teme.

Tutje, Franca pret një përfundim të shpejtë dhe pozitiv të këtyre negociatave.

“Ndërmjetësuesi evropian Lajçak organizoi disa takime për këtë temë. Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e tij dhe propozimet konkrete që ai ka paraqitur. Ne bëjmë thirrje për një përfundim të shpejtë dhe pozitiv të këtyre negociatave. Përfundimisht, një zgjidhje e qëndrueshme do të gjendet përmes krijimit të asociaciont të komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigje

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...