18/05/2024

Scholzi ia rikujton Vuçiqit zotimet për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka biseduar sot me telefon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i Qeverisë federale, Steffen Hebestreit, tha se Scholzi ia ka sqaruar Vuçiqit “angazhimet e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”.

“Kancelari theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të. Ai, gjithashtu sqaroi angazhimet e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Hebestreit

Ai tha se kancelari gjerman dhe presidenti serb “ranë dakord ta vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të qëndrojnë në kontakt”.

Scholzi dhe Vuçiqi njoftohet se “shkëmbyen mendime për statusin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nënvizuan interesin e tyre të përbashkët për bashkëpunim konstruktiv dhe të orientuar drejt rezultateve”.

Vuçiqi tha paraprakisht se ka biseduar me Scholzin lidhur me situatën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...