29/02/2024

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejtë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se është shumë i kënaqur që serbët e Kosovës kanë përdorur të drejtën e tyre për t’i mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Szunyog bëri thirrje që të nisë edhe mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në Zubin Potok dhe Zveçan.

Szunyog tha se është shumë e rëndësishme që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës dhe po ashtu serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje pa kushtëzime.

“I kënaqur të shoh serbët e Kosovës që përdorin të drejtën e tyre demokratike, të ofruar nga korniza ligjore e Kosovës dhe kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. U bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal të ofrojnë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe Zveçan”, theksoi Szunyog.

Tutje, ambasadori i BE-së tha se është “kyçe që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”.

Dje, në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq nisi mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit të vitit 2023.

Në udhëzimin administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) kërkohet që 20 për qind e votuesve të regjistruar të nënshkruajnë peticionin për të çuar në votim procesin për largimin e kryetarit të komunës nga detyra.\AA\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...