10/10/2024

Zvicerania që dha pasurinë për UÇK-në sot varroset në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zvicerania Elizabetë Poniku dhe është varrosur në Lubiçevë të Prizrenit.

Ajo ka dhënë kontribut të madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në kohën e luftës dhe pas saj.

Mësohet se zvicerania kishte lënë amanet të varroset në Kosovë sipas riteve fetare islame.

“Pas kontaktit me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër, Elizabeta u emërua pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së atje, ku në forma të ndryshme (si nga ana e organizimit luftarak, po ashtu edhe nga ana e armatimit) e ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Elizabeta la amanet që pas vdekjes të varroset në Kosovë”, njofton ndër të tjera BIK-u.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...