08/09/2024

Analistët skeptikë se BE-ja do të marrë parasysh “ultimatumin” e Kurtit për heqjen e masave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pavarësisht pritjeve të kryeministrit Albin Kurti për largim të masave ndaj Kosovës, nuk ka lëvizje nga Bashkimi Evropian. Analistët mendojnë se kërkesat e Kurtit nuk do të merren parasysh nga BE-ja pa u realizuar kërkesat e tyre për depërshkallëzim të situatës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se pret që masat ndëshkuese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës të tërhiqen sa më shpejt.

“Ne konsiderojmë që Kosova me progresin e saj ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së edhe kurrfarë masash ndëshkuese”, kishte deklaruar Kurti.

Analisti Imer Mushkolaj në RTV Dukagjini thotë se po duket se nuk bëhet fjalë për heqje masash nga ana e Bashkimit Evropian pa u shpallur zgjedhjet në veri të vendit.

“Nuk pres që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa sipas kërkesave të Qeverisë së Kosova pa u zbatuar të gjitha pikat siç janë marrë vesh, përfshirë edhe shpalljen e zgjedhjen në veri”.

Analisti Ylli Hoxha e konsideron joserioze kërkesën e Qeverisë në raport me Bashkimin Evropian derisa të njëjtët kanë pasur një marrëveshje për hapat që duhen marrë për de eskalimin e situatës në veri.

“Kërkesa e Qeverisë që të hiqen sanksionet pasi që kanë shpallur një marrëveshje me Lajçakun mua më duket joserioze, sepse tash po duket se nuk po merren vesh mirë. Pra Kurti apo Bislimi po shkojnë në Bruksel dhe pasi po merren vesh po kërkojnë kushte nga bashkimi Evropian. Nëse janë marrë vesh do të duhet të ishte e definuar edhe çështja e sanksioneve”.

Hoxha thotë se si është e mundur të jenë marrë vesh për de eskalim e të mos janë marrë vesh për çështjen e sanksioneve.

“Ndryshe i bie që këta tanët janë gabim, pasi është çështje interpretimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri Dardan Gashi thotë se sanksionet evropiane janë paralajmëruar qysh nga Marrëveshja e Ohrit, pavarësisht se sipas tij ato ende nuk janë zbatuar ndaj Serbisë.

“Logjika e sanksioneve është e tillë që vendosen për një arsye, dhe largohet kur ajo arsye të pushojë se ekzistuari. Pra në rastin tonë sanksionet largohet kur të përmbushen kërkesat e Bashkimit Evropian. Është e qarte se bashkimi Evropian ka kërkesa të qarta ndaj Kosovës. Këto sanksione madje janë paralajmëruar edhe më parë dhe nuk erdhën prej qiellit”.

Gashi thotë se nuk është e mundur që zgjedhjet në veri të mbahen përmes rrëzimit të kryetarëve aktualë me referendum.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...