Ma. Vehbi Shatri
Abstrakt
Ky shkrim trajton një dokument të shkrimit të osmanit, i cili është një akt zyrtar me një vulë administrative ose juridike. Përmes një analize të detajuar të përmbajtjeve, paleografisë dhe në përpjekje të përkthimit, duke pasur parasysh vështirësitë e mia si jo profesionalist i osmanishtes! Ky studim synon të ofrojë një kuptim më të thellë të kontekstit historik e administrativ të dokumentit.
Dokumentet e shkrimit të osmanishtes janë burim i vlefshëm për një sistem të administratës, për shërbimet dhe shoqëritë që i takojnë periudhës së sundimit osman. Përmes një çështjeje të detajuar të dokumenteve të tilla, është e mundur të zbulojmë elemente të rëndësishme të administratës dhe ligjeve që kanë udhëhequr në periudhën e perandoris osmane, çështjet në territorin që sot përfshin Shqipërinë, Kosovën, në përgjithësi trojet shqiptare .
Hyrje
Dokumentet arkivore janë burime të rëndësishme për të kuptuar historinë administrative, juridike dhe shoqërore të një periudhe të caktuar. Dokumenti në fjalë është një shkrim dorëshkrimor në turqishten e vjetër siç njihet osmanishtja, i cili duket se lidhet me një çështje juridike ose administrative. Vula në fund të dokumentit sugjeron se ai ka një vlerë zyrtare dhe është lëshuar nga një institucion qeveritar ose juridik.
Një hap kyç në studimin e këtij dokumenti është deshifrimi i shkrimit dhe përkthimi i tij nga osmanishtja në shqip. Osmanishtja është një gjuhë që përdor alfabetin arab dhe ka ndikime të shumta nga arabishtja dhe persishtja لسان عثمانى lisân-i osmânî[1].
Duke marrë parasysh natyrën e dokumentit, ai mund të jetë një akt administrativ, një regjistër gjyqësor ose një vendim mbi një çështje pronësore apo familjare.
Konteksti Historik
Turqishtja e vjetër siç është e njohur si osmanë ishte gjuha zyrtare e Perandorisë Osmane deri në shpërbërjen e saj në fillim të shekullit XX.
Dokumente të tilla gjenden shpesh në arkivat e vendeve ku ka sunduar e administrua perandoria osmane dhe janë të lidhura me qeverisjen e vilajeteve të atëhershme osmane, duke përfshirë edhe territorin e sotëm të Shqipërisë, Kosovës e territoret shqiptare në përgjithësi.
Në bazë të vulës, ky dokument mund të ketë lidhje me një administratë rajonale ose me një gjykatë lokale.
Interpretimi dhe rëndësia e dokumenteve të tilla ndihmojnë historianët dhe studiuesit të kuptojnë më mirë organizimin shoqëror dhe ligjor të kohës.
Nëse ky dokument lidhet me një vendim gjyqësor, ai mund të zbulojë sesi funksiononte drejtësia e perandorisë osmane dhe cilat ishin ligjet që udhëhiqnin çështjet pronësore, martesore ose tregtare.
Përfundim
Një analizë më e thelluar e këtij dokumenti do të kërkonte transkriptimin e tij të plotë, përkthimin dhe krahasimin me dokumente të ngjashme të periudhës.
Ky dokument mund të shërbente si një dëshmi e rëndësishme për të kuptuar administratën osmane dhe ndikimin e saj në territoret shqiptare.
Për të bërë një analizë më të hollësishme ose një përkthim të saktë, është e nevojshme që dokumenti të ekzaminohet nga një studiues i osmanishtes, e që fatkeqësisht nuk i përkas kësaj fushe.
[1] Katalogu i fondit të Bashkësisë së fesë islame, Imamatit dhe vakëfeve në ASHAK. Kutia nr: 03.
[2] Bertold Spuler. Persian Historiography & Geography. 69.