25/06/2024

Anija “Butrinti” në aksion për shpëtimin e emigrantëve nga Sudani e Jemeni

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Anija shqiptare “Butrinti” e Forcave Detare të Republikës së Shqipërisë ishte pjesë e operacionit ku u shpëtuan 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në Facebook ndau foto nga ky operacion teksa u shpreh se kjo është “një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes “Butrinti””.

“52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke”, theksoi ai.

“Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve”, u shpreh Peleshi.

Ministri Peleshi mes të tjerash u shpreh se ndihet krenarë me efektivët që janë pjesë e misionit SNMG2 TU 01, që vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të jenë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe i sakrificës”, nënvizoi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...