18/06/2024

Çfarë i sjellë Ballkanit kualifikimi dhe çfarë eliminimi pas ndeshjes së sotme ndaj Ludogorets?

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ballkani do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Ludogorets në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës kërkon të arrijë suksesin më të madh të një klubi nga Superliga, duke kaluar raundin e parë, pasi asnjë deri më tani nuk ka arritur ta bëjë.

Fitorja para një jave me rezultat 2-0 ndaj kampionëve të Bullgarisë, jep shpesë të madhe që Ballkani do të arrijë këtë “tokë të pashkelur” për klubet tona.

Nëse Ballkani kualifikohet sot do të ketë shumë gjasa të përsërisë suksesin e vitit te kaluar.

Kjo pasi nëse fiton ndaj Ludogorets do të përballet në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve me fituesin e çiftit Valmeira – Olimpija Lubjanë.

Duke parë kualitetin e këtyre skuadrave kualifikimi në raundin e tretë do të ishte shumë i mundësh, ndërsa në këtë raund do të ndeshej me më të mëdhat si: Rangers/ Braga/ Marseille/ PSV.

Në rast kalimi të këtij turi, që konsiderohet i pamundshëm, në në play-off për të siguruar një vend në fazën e grupeve, sërish do të ndeshej me një nga skuadrat e sipërpërmendura, ato që shënojnë fitore.

Eliminimi sot nga Liga e Kampionëve, çfarë ndodh tutje

Në rast se Ballkani mposhtet nga Ludogorets me tre gola epërsi, kampioni ynë do të vazhdojë garat në Ligës së Konferencës ku do të takohet me humbësin e ndeshjes Helsinki – Larne. Nga aty do të kërkojë të vazhdojë tutje, sikurse që bëri para një viti.

Ndërsa nëse kanë sot dhe humb në raundin e dytë, Ballkani kalon në raundin e tretë të Ligës së Evropës. Aty do të ndeshjet me humbësin e ndeshjes Rakow – Aris Limassol/ BATE Borisov.

Ne raundin play-off janë një numër i madh skuadrash me të cilat mund të ndeshjet, por edhe në humb në play-off të Ligës së Evropës, automatikisht do të jetë pjesë e grupeve të Ligës së Konfernecës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...