07/11/2024

Anketa e IPIS: Qytetarët, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen bashkë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

34.2% nuk i besojnë asnjë politikani, 50% ende s`ka vendosur për cilën parti të votojnë

Anketa e Institutit për Hulumtime Politike – Shkup tregon se OBRM-ja dhe lideri i saj Hristijan Mickoski, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kanë më shumë mbështetje nga qytetarët.

Hulumtimin përmes telefonit IPIS e ka zhvilluar nga 25 deri më 27 tetor me 1.055 të anketuar.

Thuajse 50% e të anketuarve ende nuk kanë vendosur se për cilën parti do të votojnë dhe janë përgjigjur me “Nuk e di” apo se “nuk do të votojnë”.

Për OBRM-PDUKM-në, sic percjell KlanM, do të votonin 20.3%, kurse për LSDM-në 11.3%.

Tek blloku politik shqiptar, koalicioni i paralajmëruar opozitar – Alternativa, Besa dhe Lëvizja Demokratike, për herë të parë në hulumtimet e opinionit publik, bashkë kanë thuajse rejting të barabartë me BDI-në.

Tek liderët politik, sic percjell KlanM, lideri I OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, gëzon mbështetjen e 16.5% të qytetarëve, para Ali Ahmetit të BDI-së me 6.1% dhe Dimitar Kovaçevskit të LSDM-së me 5.6%.

Në këtë anketë paraqiten edhe emra të liderëve të partive më të vogla politike sikurse Maksim Dimitrievski – Kryetari i partisë “ E di” me 3.9% dhe lideri I “Levicës” Dimitar Apasievi me 3.8%. Me të njëjtën përqindje është edhe ish-Kryeministri Nikola Gruevski.

Në anketë, sic njofton KlanM, një e treta e qytetarëve, apo 34.2% janë deklaruar se nuk I besojnë asnjë politikani.

Shumica dërmuese e të anketuarve apo 66.6% vlerësojnë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm duhet të mbahen së bashku.

Nga IPIS, sic percjell KlanM, kanë thënë se për shkak të relevancës dhe paanshmërisë së hulumtimit janë marrë parasysh specifikat demografike të popullatës, gjinia, grupmoshat, shkalla e arsimimit dhe përkatësia etnike, me ndarje përkatëse sipas vendbanimit dhe njësisë zgjedhore.

IPIS thotë se hulumtimi është zbatuar për nevojat e këtij Instituti kurse aksioni është financuar nga mjetet vetanake të saj./KlanMacedonia

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...