22/06/2024

Arifi: Kurti ka bërë tradhti kombëtare për shqiptarët e Luginës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, në “Debat Plus” ka qenë i ashpër me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Sipas tij, Kurti e ka harruar Luginën e Preshevës dhe premtimet e tij për reciprocitet në dialog janë harruar.

Më tej duke komentuar raftin e Asociacionit të ciline e ka pranuar Kurti, Arifi ka thënë se Kurti në Kosovë po është “skifter” e në Bruksel “pule e lagur”.

“Unë jam çdo here kritik ndaj VV-së dhe Albin Kurtit sepse nuk e kam besuar kurrë që mund të bej atë që e thotë. Ne Kosovë ia ka mbajtur skifter, e ne Bruksel tash po shihet ka dal si pulë lagtë. Në këtë kontekst e kam de fakto, sepse nuk e ka pasur të sinqertë Luginën e Preshevës në kuadër të dialogut. Ka folur për reciprocitet, ku është reciprociteti”, ka thënë Arifi.

Sipas tij, Kurti me veprimet e tij në dialog ka bërë “tradhti” ndaj shqiptarëve të Luginës.

“Me atë marrëveshje (të Ohrit) që e ka pranu Kurti, e ka varros aspiratat tonë në bazë të referendumit të 1992 për tu bashkuar me Kosovën. E ka varros, nuk ka shpresë më, sepse ndërkombëtarët më nuk lejojnë të bisedohet edhe për çështjen e Luginës të bashkohet në Republikën e Kosovës. Nuk e lejojnë më. E kjo tash për ne është tradhti kombëtare”, ka shtuar Arifi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...