27/07/2024

Mungesa e ilaçeve në Gaza, mjekët po detyrohen të kryejnë operacione pa anestezion

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mjekët në Gaza po detyrohen të kryejnë operacione në terrene të hapura dhe të kryejnë prerje cezariane për gratë dhe amputime të fëmijëve pa anestezi për shkak të mungesës së ilaçeve, thanë të hënën Mjekët e Botës (MDM).

OJQ-ja paralajmëroi gjithashtu se do të kishte një rritje “eksponenciale” të vdekjeve foshnjore mes sulmeve të pandërprera të Izraelit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se 8,306 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 3,457 fëmijë, që nga fillimi i luftës.

Duke folur në radion RTL, Jean-François Corty, nënkryetar i MDM, u shpreh i shqetësuar se situata në enklavën e rrethuar ishte “kritike” në një “perspektivë afatgjatë”.

Që nga 9 tetori, Izraeli e ka vendosur Gazën në një “rrethim të plotë”, duke privuar 2.4 milionë banorët e saj nga uji, ushqimi dhe energjia elektrike, ndërsa ka kufizuar ndihmën ndërkombëtare.

Ndërsa denoncoi “mizoritë e papërshkrueshme” të Hamasit, Corty i MDM tha se “ne duhet të dënojmë gjithashtu faktin që Izraeli po bombardon njerëzit e etur dhe të uritur që nuk kanë asnjë perspektivë të largohen”.

“Ne po shkojmë nga një burg i hapur në një varr masiv në ajër të hapur. Ka mijëra të vdekur civilë… të cilët nuk kanë asnjë lidhje me terroristët që po vdesin nga bombat”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...