12/11/2024

Arrestimi i Ilir Beqajt, zbardhet skema e abuzimit me fondet e BE-së

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mëngjesin e kësaj të enjteje është kryer arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy personave të tjerë bashkëpunëtorë të afërt të tij, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj.

Beqaj akuzohet për keqpërdorim të fondeve e BE-së të menaxhuara nga Agjencisa Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) kur ai ishte në krye të kësaj drejtorie.

Gazetari Eni Ferhati tha në një lidhje direkte, se ende ka kontrolle të shtuara nga policia në zyrat e SASPAC, pasi prokuroria sipas tij po kërkon të sekuestrojë praktikën me të cilën kjo drejtori siguronte faturat fiktive. Për këtë çështje më herët janë kryer kontrolle edhe në disa biznese e restorante në kryeqytet, si Gzona, një restorant i dyshuar në pronësi indirekte të Beqajt.

Prokurorët e SPAK dyshojnë se pas artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Duke prerë fatura fiktive për darka dhe evente të paqena, dyshohet se ish-ministri abuzonte duke përvetësuar fondet e BE.

Krahas Beqajt, dyshohet se në qendër të kësaj skeme dyshohet se dhe Ermal Kurtulaj, vartës i Beqajt dhe koordinator i programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

“Komunikimi apo njoftimi zyrtar, ende nuk është ndarë për mediat. Kemi arritur të mësojmë se bëhet fjalë për 7 masa sigurie të lëshuara. Në zyrat e SASPAC janë ende prezentë trupat policore të cilat po vijojnë të kryejnë kontrolle. Pamjet në kohë reale tregojnë kontrollet, prokuroria kërkon të sekuestrojë patetikën të mënyrës se si ka vepruar kjo drejtori sa i takon faturave fiktive.

Në dhjetor të vitit të kaluar, po me vendim të gjyqtares Rudina Palloi u zhvilluan disa kontrolle në banesa dhe biznese të tjera, ndër to edhe restorante të famshme në kryeqytet, si ai i njohur si Gzona. Dyshohet se në këto njësi shërbimi janë gjeneruar fatura fiktiva për llogari të agjencisë së SASPAC, por që në të vërtet janë lëshuar për evente dhe aktivitete që nuk janë zhvilluar. Nga 7 masa sigurie që janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme, në “arrest me burg” do të jetë ish-ministri Ilir Beqaj, Ermal Kortulaj dhe Alfred Nikollaj”,-tha Eni Ferhati.

Ndërkohë që janë lëshuar dhe 4 masa sigurie të tjera në lidhje me këtë skemë të abuzimit të fondeve. “Arrest në shtëpi” është aplikuar për shtetasit Gazmend Haxhia dhe Elton Marini. Sakaq në “Detyrim paraqitje” janë lënë shtetasit Bledar Leka dhe Bjona Zijaj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...