16/04/2024

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë ndaj policit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se tentoi ta godasë me veturë një zyrtar të Policisë së Kosovës në Pejë.

Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 18:05.

I dyshuri pasi ka goditur zyrtarin policor ka ikur nga vendi i ngjarjes mirëpo është arrestuar nga Policia.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokuroria Themelore në Pejë ku zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi ka treguar se i dyshuari është ndaluar për 48-orë, teksa ka shtuar se pritet që të merren edhe masa të tjera ndaj tij.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për paraburgim. Po ashtu është konfiskuar edhe vetura me të cilën është goditur zyratari policor” – tha Nikçi.

Pas lëndimeve trupore zyrtari policor ka marrë trajtimin e duhur mjekësor. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...