08/10/2024

Arrestohet politikani serb Aleksander Arsenijeviq

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq bashkë me një tjetër u arrestuan sot nga Policia pasi i kanë fishkëllyer kryetarit të Komunës së Mitrovicës veriore, Erden Atiq dhe kabinetit të tij.

Kryetari Atiq bashkë me pjesëtarë të kabinetit të tij ishin në një lokal në veri ku Arsenijeviq dhe një tjetër iu kanë fishkëllyer.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore, Veton Elshani konfirmoi arrestimin e dy personave.

“Janë arrestuar dy persona ‘Për prishje të rendit dhe qetësisë publike’”, ka thënë shkurt Elshani. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...