Më në fund është arritur marrëveshja mes Manchester United dhe Interit, raporton Sky Sports Italia.
Djajtë e Kuq ka kohë që tentuan transferimin e portierit kamerunas, ndërsa tani duket se e kanë finalizuar marrëveshjen.
Sipas mediumit, klubi anglez do të paguajë 50 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa pesë milionë do të jenë në bonuse.
Marrëveshja do të përfundohet të hënën e javës që vije, ndërsa prezantimi do të bëhet nga mesi i po asaj jave.
Interi raportohet se do të transferojë Yann Sommerin nga Bayern Munichu për një shumë rreth dhjetë milionë euro.
Në anën tjetër, Onana do të zëvendësojë David de Gean tashmë të larguar, pasi i skadoi kontratë më 30 qershor. /Telegrafi/