18/05/2024

ASK: Mbi 530 mijë qytetarë janë regjistruar deri më tani

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës, në një konferencë për media ka shpalosur të dhëna të reja sa i përket procesit të regjistrimit të popullsisë.

Kryeshefi i ASK-së, Avni Kastrati tha se që nga 5 prilli e deri më tani, 530 mijë persona janë regjistruar.

“Deri më tani procesi ka kaluar sipas planit dhe parashikimet që kemi bërë që në fillim. Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë qytetarë në Kosovë, janë regjistruar mbi 36 për qind e objekteve që janë në Kosovë. Nuk kemi sfida madhore në teren. Regjistruesit tani kanë arritur atë kuotën që kemi parashikuar, kemi mesatare rreth 7 anketa. Nëse vazhdon një dinamik e tillë e regjistrimit, ne do të arrijmë që të përfundojmë regjistrimin e popullsisë ashtu siç e kemi paraparë”, ka thënë Kastrati.

Kastrati është pyetur edhe lidhur me qytetarët e Kosovës që nuk i takojnë asnjë besimi fetarë, të cilët kanë shprehur ankesa lidhur procesin e regjistrimit të Popullsisë.

Atyre nuk i është shtruar pyetja lidhur me përcaktimin fetar që i përkasin.

Në lidhje me këtë Kastrati tha se i konsideron se këto ankesa janë minore.

“Kërkoj bashkëpunim nga qytetarët. Edhe qytetari është i obliguar për saktësinë e dhënave, regjistruesit nuk kanë të drejtë pa i lexu të gjitha pyetjet. Qytetari ka të drejtë të mos deklarohet por duhet lexuar. P.sh në pyetjen, “Cila është përkatësia juaj etnike”, regjistruesi duhet t’i lexojë dhe nuk e ka autoritetin që t’i kalojë. Disa regjistrues edhe ne kemi informacione që i tejkalojnë. Një qytetarë është ankuar lidhur me këto, por kur ka dalë ekipa ka zbuluar se vet intervistuesi nuk ka pranuar të përgjigjet, pra ka ankesa, por janë minore, ”, tha Kastrati.

Në komunat veriore, Kastrati e pranoi që është sfidues regjistrimi i popullsisë por është optimist që në javët në vazhdim, komuniteti serb do të marrë pjesë në regjistrim.

Ndërsa, Zëvendësministrja e Diasporës, Liza Gashi, ka shtuar se platforma e-diaspora jep një pasqyrë se ku gjenden bashkatdhetarët tanë, e ku janë regjistruar mbi 50 mijë qytetarë.

“Deri tani nga java kaluar kemi filluar me një intensitet për platformën për diasporën. Në kuadër të platformës mund të gjeni dhe pyetjet më të shpeshta. Kjo platformë na jep një pasqyrë se ku gjenden bashkatdhetarët tanë. Deri më tani 180 mijë pjesëtarë të diasporës janë regjistruar dhe mbi 50 mijë direkt në platformën e-diaspora”, ka shtuar Gashi./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...