Tre qytetarë kanë përfunduar nën prangat e policisë, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht me zyrtarë policorë në fshatin Dollc të Klinës.
Rreth 25 qytetarë kanë kundërshtuar nisjen e punimeve në këtë rrugë, e të njëjtit më pas janë përplasur fizikisht me policët.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth 25 qytetarë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me fillimin e punimeve, ata kanë penguar punëtorët, e më pas është dashtë intervenimi i policisë”, tha ai.
Rugova tha se nuk ka persona të lënduar nga ky incident, derisa tha rasti ka ndodhur rreth orës 10:40./Telegrafi/