Ndonëse Lëvizja Besa ende nuk ka bërë të ditur se kush nga partitë shqiptare do t’ju shkojë në takimin që e thirrën ata, megjithatë duket se asnjë prej tyre nuk e ka pranuar ftesën. Përgjigja e BDI-së lë të kuptohet se ata do të marrin pjesë vetëm në takimin që organizon kryeministri Kovaçevski dhe jo në atë të Besës.
“Takimi i partive politike është caktuar për të hënën në ora 12 në Kuvend. Në këtë takim duhet të jenë gjitha partitë parlamentare”, thonë nga BDI, duke iu referuar takimit që do ta mbajnë me kryeministrin Kovaçevski.
Nga Alternativa nuk ndjejnë nevojën e një takimin të tillë, për shkak se siç thonë tani më të gjitha partitë edhe ato maqedonase janë deklaruar pro këtij ndryshimi kushtetues.