Atletja nga Kenia, Faith Kipyegon, e cila theu dy rekorde botërore brenda një jave, tha se me çmimin që mori, do të blejë makinën që i kishte premtuar babait të saj
Atletja nga Kenia, Faith Kipyegon, e cila theu dy rekorde botërore brenda një jave, tha se me çmimin që mori, do të blejë makinën që i kishte premtuar babait të saj, transmeton Anadolu.
Presidenti i Kenias, William Ruto vrapueses Faith Kipyegon, e cila i solli vendit të saj dy medalje brenda një jave, i dhuroi një shtëpi në kryeqytetin Nairobi dhe një çmim prej 36 mijë dollarësh.
Atletja 29-vjeçare falënderoi presidentin Ruto dhe tha: “Jam shumë e lumtur me çmimin. Tani kam një shtëpi në Nairobi. Me këto para mund të blej një makinë siç i kam premtuar babait tim”.
Duke shpjeguar se i premtoi babait të saj kur ajo theu rekordin botëror, Kipyegon tha me lot se donte ta mbante fjalën tani.
Kampionja olimpike dhe botërore, Kipyegon doli në pistë në fazën e tretë të Diamond League të mbajtur në Firence të Italisë në fillim të muajit dhe theu rekordin botëror duke fituar garën e 1.500 metrave për femra me kohën 3 minuta e 49.11 sekonda.
Kipyegon arriti një tjetër rekord botëror duke përfunduar garën e 5.000 metrave me një kohë 14 minuta e 5.2 sekonda në garën e Diamond League në Paris në fundjavë.
AnadoluAgency/Shqip