14/06/2024

Sudan, rritet në 958 numri i civilëve që kanë humbur jetën nga përleshjet në vend

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në një deklaratë nga Sindikata e Mjekëve të Sudanit, thuhet se dy forcat ushtarake përleshen pa ndërprerë prej 59 ditësh dhe se në konfliktet që vazhdojnë që nga 15 prilli kanë humbur jetën 958 civilë dhe janë plagosur 4.746 të tjerë

Khartum/Sudan

Është rritur në 958 numri i civilëve që kanë humbur jetën në përleshjet që vazhdojnë që nga mesi i prillit mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Sudan, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Sindikata e Mjekëve të Sudanit, thuhet se dy forcat ushtarake përleshen pa ndërprerë prej 59 ditësh dhe se në konfliktet që vazhdojnë që nga 15 prilli kanë humbur jetën 958 civilë dhe janë plagosur 4.746 të tjerë.

Situata në Geneina (Al-Junanynah) në dimensionet e katastrofës

Sindikata ka përmendur krizën humanitare në qytetin Geneina (Al-Junanynah) në perëndim të vendit në kufi me Çadin, dhe ka njoftuar se konfliktet kanë rezultuar me vdekjen e shumë civilëve përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Situatën në qytetin Al-Junanynah në rajonin e Darfurit Perëndimor, sindikata e ka cilësuar si “katastrofë dhe situata më e keqe deri më tani” dhe ndër të tjera ka bërë të ditur se është e pamundur të përcaktohet plotësisht numri i viktimave në qytet për shkak se spitalet janë jashtë shërbimi dhe të shkëputjes së komunikimit.

Luftimet në Sudan filluan pas një mosmarrëveshjeje në muajt e fundit midis ushtrisë dhe RSF-së rreth integrimit të grupit paraushtarak në forcat e armatosura, një kusht kyç i marrëveshjes së tranzicionit të vendit me grupet politike.

Retorika e ashpër dhe përshkallëzimi i tensioneve që filluan pasi RSF deklaroi se këtë mund ta pranonte në një proces të shpërndarë në rreth 10 vite pas një qeverie civile, u shndërruan mëngjesin e 15 prillit në përleshje të armatosura mes palëve në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete të ndryshme të vendit.

Negociatat e filluara për krizën në Sudan nën kryesimin e SHBA-së dhe Arabisë Saudite mbetën pa rezultat dhe vendimet e marra për armëpushim u shkelën shumë herë.

Malik Agar, Zv.kryetari i Këshillit të Sovranitetit të Sudanit njoftoi se me ndërmjetësit kanë rënë dakord që brenda dy javësh të zhvillohet një takim mes Komandantit të Ushtrisë, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan dhe Komandantit të RSF, Mohamed Hamdan Dagalo dhe se në takim do të diskutohet për çështjet e armëpushimit dhe ndihmën humanitare.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...