22/06/2024

Autoritetet njujorkeze ua kanë ndaluar punonjësve të përdorin TikTok në pajisjet e biznesit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zyrtarëve u ndalohet shkarkimi ose përdorimi i TikTok në pajisjet e biznesit dhe vendimi vjen tre vjet pasi shteti njujorkz ndaloi përdorimin e TikTok në pajisjet qeveritare.

Komanda Kibernetike e NYC, divizion brenda Zyrës së Teknologjisë dhe Inovacionit, mori vendimin pasi u raportoi zyrtarëve të qytetit se TikTok përbënte një kërcënim sigurie.

“Komanda Kibernetike NYC heton rregullisht dhe avancon masat proaktive për të mbajtur të sigurta të dhënat e njujorkezëve. Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme, aplikacioni TikTok u zbulua se përbën një kërcënim për sigurinë e rrjeteve teknike të qytetit dhe rekomandoi heqjen e tij nga pajisjet”, tha një zëdhënës i këshillit bashkiak.

Shtetet e tjera si Montana gjithashtu ndalojnë plotësisht TikTok, por shumica e ligjvënësve e ndalojnë aplikacionin nga punonjësit e qeverisë, duke përfshirë qeverinë federale.

Gjithsej 33 shtete amerikane kanë kufizime në përdorimin e TikTok në pajisjet qeveritare. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...