Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se e ka identifikuar vendin se ku po e mbajnë autoritetet e Serbisë trupin e pajetë të Faton Hajrizit.
Ai ka treguar se është në Serbi dhe nuk është i shoqëruar nga askush.
“E kam gjetur vendin se ku po mbahet trupi. Nuk jam i shoqëruar me askënd”, ka thënë shkurt Koci.