Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla një ditë më parë ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Kosovës që për arsye të ndryshme kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës mund ta rikthejnë atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë.
Gërvalla tutja theksoi rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik.
E lidhur me rikthimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, ka shkruar sot edhe këshilltari në MPJD-së, Leutrim Sahiti.
Ai në një postim në Facebook bën të ditur se rikthimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës tani pa pagesë.
“370, 250 dhe 200 euro, ishin tarifat për rikthimin e shtetësisë së Kosovës, varësisht nga shteti ku bëhej aplikimi. Sot mërgimtarët mund të rikthejnë shtetësinë e Kosovës, shpejtë, lehtë dhe pa asnjë pagesë”, shkruan ai. /Telegrafi/