01/05/2025

Bangladeshi pranon kërkesën e OKB-së për të hapur korridor humanitar drejt Mianmarit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bangladeshi ka rënë dakord në parim me një kërkesë të Kombeve të Bashkuara për të krijuar një korridor humanitar përgjatë kufirit të tij me shtetin Rakhine të Mianmarit, në mënyrë që të dërgohet ndihmë për qytetarët e prekur nga lufta, konfirmuan zyrtarët të dielën.

“Kjo do të jetë një rrugë humanitare, por ne kemi disa kushte,” deklaroi këshilltari për punët e jashtme, Md. Towhid Hossain, në Dhaka. Ai nuk dha detaje mbi kushtet, por theksoi se nëse ato plotësohen, Bangladeshi do të ndihmojë.

Situata në Mianmar është në interesin e drejtpërdrejtë të Bangladeshit, tha Hossain, duke kujtuar se vendi po strehojnë mbi 1.3 milionë refugjatë Rohingya që kanë ikur nga represioni ushtarak që nga viti 2017.

Në Rakhine, ku tani kontrollin e kanë rebelët e Ushtrisë së Arakanit (Arakan Army), qeveria ushtarake e Mianmarit ka bllokuar çdo furnizim, duke përkeqësuar krizën humanitare. OKB paralajmëron për rrezik urie dhe kërkoi nga Bangladeshi që të mundësojë dërgimin e ndihmave.

Pavarësisht rrezikut të shfrytëzimit të korridoreve nga grupe kriminale apo të armatosura, Hossain tha se ndihmat do të jenë vetëm për mallra humanitare: “Nuk po transportohen armë.”

Ai sqaroi gjithashtu se kufiri me Rakhine është aktualisht nën kontrollin e një aktori joqeveritar dhe se Bangladeshi nuk mund të ketë kontakt zyrtar me ta, por “nuk mund të mbetemi plotësisht të izoluar prej tyre.”

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...