16/04/2024

“Banjska ishte moment i një rreziku të madh”, Cameron i zhgënjyer me sjelljen e qeverisë serbe, kundërpërgjigjet Vuçiq

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, i cili tha se “ne duhet të shprehim zhgënjimin në rritje lidhur me sjelljen e Qeverisë serbe”.

Vuçiq tha se po ashtu ndihet i zhgënjyer nga Cameron.

“Serbia krenohet me pavarësinë e saj dhe kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Jashtëm britanik Cameron se si ne jemi ata që destabilizojmë rajonin”, pretendoi Vuçiq, raporton RTS,
Gjatë një raportimi para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit britanik, Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha dje se duhet të shprehet zhgënjim me sjelljen e Qeverisë së Serbisë, pas ngjarjeve të shtatorit në Banjskë të Zveçanit

“Ne duhet të shprehim zhgënjimin në rritje lidhur me sjelljen e Qeverisë serbe. Sigurisht, ne nuk kemi ndryshuar mendim që t’i japim shans Serbisë për integrim euroatlantik. Por, mendoj se ka frustrim për këtë sjellje të tyre dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë. Nëse BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë këtë zhgënjim, unë nuk e di, duhet t’i pyesni ata. Por, nga bisedat që kam pasur kam ndier se ka zhgënjim sepse Banjska ishte një moment i një rreziku të madh”, tha Cameron.

Ky i fundit ishte javën e kaluar në Kosovë dhe e shprehu mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...