17/06/2025

Aksioni me 13-të të arrestuar i Krimeve Ekonomike, Prokuroria kërkon paraburgimin e tyre

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Trembëdhjetë persona, prej tyre dymbëdhjetë zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës dje gjatë një aksioni të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion. Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e të gjithëve.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka parashtruar kërkesë për masën e paraburgimit ndaj 13-të të arrestuarve.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënsja e Themelores në Prishtinë.

Të ndaluarit dyshohen për veprat penale ‘Mashtrimi në detyrë’, ‘Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e të arrestuarve është edhe inspektori i ATK-së, Vllaznim Krasniqi, i cili ka qenë më parë i emëruar si këshilltar i ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilevci.

Krasniqi ishte punësuar në ATK në maj të vitit 2019, duke u renditur i dhjeti me 81.5% të pikëve në testin me shkrim për kandidatët që aplikuan për pozitën e inspektorit.

Në kohën e punësimit të tij, ishte raportuar se Krasniqi kishte raporte të mira edhe me ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, me të cilin ishte parë duke pirë kafe në një lokal.

Ndryshe, Gazeta Sinjali ka siguruar listën me emrat e 12 zyrtarëve të ATK-së, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, bashkë me biznesmenin prizrenas, Feim Pulaj.
Ndërsa biznesmeni llapjan, Bedri Batatina, është shpallur në kërkim policor, pasi i njëjti nuk është hasur në pronat e tij gjatë bastisjes së sotme.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, zyrtarët e ATK-së dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Mashtrimi në detyrë’, ashtu që të dyshuarit, Feim Pulaj, i cili ka në pronësi tri biznese në Prizren, ia kanë njohur të rregullta 23 fatura fiktive në vlerë prej 18 milionë euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç se ishte i ndërtuar, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të dyshuarit tjerë, B.B., dhe B.B., të cilët janë pronarë të një biznesi në Podujevë dhe momentalisht janë në arrati.

“Si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimburisimit të TVSH-së së zbritshme në shumën prej 2.8 milion euro për çka ekziston edhe një Urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga Buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor pritet që të parashtrohet kërkesa për paraburgim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...