07/11/2024

Banka Botërore rekomandon që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë reforma për t’u ballafaquar me ndryshimet klimatike

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në 50 vitet e fundit, Maqedonia e Veriut është përballur me një numër në rritje të përmbytjeve, valëve ekstreme të të nxehtit, zjarreve dhe reshjeve të mëdha. Vetëm në dy dekadat e fundit, vendi është përballur me 12 fatkeqësi të lidhura me ndryshimet klimatike që prekin 1.3 milionë njerëz. Me rritjen e ngrohjes globale, situata pritet të përkeqësohet në vitet në vijim dhe raporti i Bankës Botërore rekomandon që vendi të vazhdojë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe të ndërmarrë një sërë reformash.

Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, rekomandon marrjen e masave të menjëhershme për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike.

Raporti përmend rëndësinë e politikave fiskale të zgjuara për të absorbuar humbjet që lidhen me ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“Politika tatimore, për shembull, mund të inkurajojë transportin e gjelbër dhe teknologjitë e qëndrueshme duke hequr subvencionet për energjinë elektrike me qymyr, duke mbrojtur familjet e cenueshme nga rritja e kostove të energjisë. Përcaktimi i buxhetit për ndryshimet klimatike dhe proceset e prokurimit të gjelbër mund të zvogëlojë kostot ekonomike dhe të mbrojë financat publike”, thonë nga Banka Botërore./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...