07/11/2024

Banka del me sqarim: Mjetet e klientëve të Bankës Kursimore janë të sigurta

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mjetet e të gjithë klientëve të Bankës Kursimore të Postës janë të sigurta dhe nuk do të dëmtohen pas aksionit policor të autoriteteve kosovare në veri të Kosovës, tha të martën banka serbe.

Në një njoftim për media, banka tha se, përkundër “ndalimit të përkohshëm” të funksionimit të degëve në veri të Kosovës, klientët mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare në degët më të afërta, të cilat ndodhen në vendkalimet kufitare me Kosovën: Jarinjë, Bërnjak, Merdare dhe Konçul.

Po ashtu, të gjithë punëtorët e Bankës Kursimore të Postës në veri të Kosovës mbeten të punësuar, sipas njoftimit.

Serbia ngriti degë të improvizuara të kësaj banke, të destinuara për serbët nga Kosova, në afërsi të katër pikave kufitare muajin e kaluar

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...