17/06/2024

Në sulmin e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor vriten 6 palestinezë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në sulmet e ushtrisë izraelite në qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, u vranë 6 palestinezë, përfshirë një mjek ndërsa 10 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë thuhet se 6 palestinezë humbën jetën nga plumbat izraelitë në qytetin e Jeninit ndërsa 10 të plagosur, prej të cilëve 3 rëndë janë dërguar në spitale.

Drejtori i Spitalit Shtetëror të Jeninit, Visam Bekir tha se mes atyre që humbën jetën ishte edhe shefi i Departamentit të Kirurgjisë në spitalin e Jeninit. Sipas informacionit të siguruar nga burimet e sigurisë, forcat izraelite bastisën qytetin dhe kampin e Jeninit gjatë natës.

Dëshmitarët okularë njoftuan se mjete ajrore izraelite pa pilot fluturuan në qiellin e Jeninit dhe se një përleshje shpërtheu midis ushtarëve dhe grupeve të armatosura palestineze në qytetin ku ushtarët izraelitë e bastisën natën.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 512 palestinezë janë vrarë në sulmet e Izraelit në Bregun Perëndimor.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...