27/07/2024

Barcelona gjobitet zyrtarisht për shkeljen e rregullave të UEFA-s

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Barcelona është gjobitur zyrtarisht nga UEFA për shkeljen e udhëzimeve të Fair Play Financiar sezonin e kaluar.

Klubi katalunas ka pranuar vendimin nga shtëpia e futbollit evropian, ku thuhet se janë gjobitur me 500 mijë euro.

Në një deklaratë nga UEFA thuhet: “FC Barcelona (ESP) u gjobit me 500,000 euro për raportim të gabuar, në vitin financiar 2022, fitimet nga asgjësimi i aktiveve jo-materiale (përveç transferimeve të lojtarëve) të cilat nuk janë të ardhura përkatëse sipas rregulloreve”.

Manchester United gjithashtu u gjobit me 300,000 euro për të njëjtën shkelje, konfirmoi UEFA.

Barcelona nuk do të përballet me sanksione të mëtejshme nga UEFA për këtë çështje.

Megjithatë, organi qeverisës i Futbollit Evropian është ende duke hetuar përfshirjen e Barcelonës në skandalin e ryshfetit të gjyqtarëve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...