13/12/2024

​Remi: Komandantët e zonave nuk merrnin urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk ka mundur t’i urdhërojë komandantët e zonave, meqë sipas tij, këta të fundit e njihnin më mirë situatën në zonat që i drejtonin. Ai është intervistuar nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në ditën e katërt të dëshmisë së tij në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ish-komandant Remi ka thënë se pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm jo gjithmonë kanë qenë të respektuar nga komandantët e zonave.

Mustafa: Ne e kemi përfunduar luftën dhe Shtabi i Përgjithshëm nuk ka mundur me qenë hierarki e respektuar për dhënien e urdhëresave njësive vartëse.

Avokati Emmerson: Urdhrave?

Mustafa: Po.

Avokati Emmerson: Kur thoni ata nuk mund të na jepnin urdhra dhe nuk mund të pajtoheshim për asgjë pa pëlqimin e komandantëve të zonave, kjo do të thotë që në fakt ata nuk mund të ju jepnin urdhra apo jo, sepse nuk ishin në pozicion të siguronin zbatimin e këtyre urdhrave?

Mustafa: Ne i kemi njohur shumë pak, shumë vonë, nuk ka pasur besim të ndërsjellë sikur më vonë, nuk kanë mundur të më urdhërojnë të veproj pa dëshirën time, nëse unë nuk jam bind që është në rrugën e drejtë.

Avokati Emmerson: E kuptoj plotësisht që kështu ka qenë realiteti në teren por nuk e kanë pasur të qartë të gjithë këta që janë në sallën e gjyqit se si funksionin gjërat në praktikë.

Tutje, Emmerson e ka pyetur atë edhe rreth takimeve që komandantët e zonave i kanë zhvilluar me Shtabin e Përgjithshëm, duke u ndalur të përshtypja që Ramush Haradinaj, ish-komandant i Zonës së Dukagjinit, kishte për pjesëtarët e Shtabit.

Mustafa: E kam vështirë të flas për pikëpamjet e të tjerëve por shpesh herë nuk kanë qenë Shtabi i Përgjithshëm të nderuar nga ne. Nuk po dua të flas personalisht për asnjërin”, ka thënë Mustafa.

Emmerson: Pra në terma të përgjithshëm mund të themi që komandantët e zonave nuk tregonin niveli ne duhur të respektit për shtabin e përgjithshëm. Tani nuk do të flas shumë sepse është bërë një gjykim për zonën e dukagjinit dhe të gjitha janë të dokumentuara, por Ramush Haradinaj për shembull ai mendonte se Shtabi i Përgjithshëm nuk është se po jepte ndonjë kontribut, ai besonte se ishin pikërisht ata burra që mbanin armët, ai ishte në drejtues i fortë, ishte goxha i famshëm në zonën e vet në Kosovë, dhe ai nuk kishte ndjesinë që Shtabi i Përgjithshme jepte kontribut të madh për këtë pjesë, apo jo?

Kjo u pohua nga Rrustem Mustafa ndërsa tutje avokati ka përmendur një takim që Bislim Zyrapi e kishte zhvilluar me komandantë të zonave, në periudhën para Rambujesë.

Sipas Emmerson, Haradinaj aty kishte pasur kritike për emërimet që bëheshin në Shtab duke theksuar se aty duhej të vendoseshin ushtarë e jo akademikë.

Avokati Emmerson: A ju kujtohet kjo mbledhje, mund të ju ndihmoj sikur të ju them që ai e ka filluar fjalimin duke shkrepur një automatik në tavan që të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve?

Mustafa…

Avokati Emmerson: A përdori një term, ju kujtohet termi që përdorte rregullisht për të përshkruar Shtabin e Përgjithshëm kur përshkruante në raport me luftëtarët e vërtetë në teren, kishte një term të vetin që e përdorte ai, ju kujtohet?

Mustafa: Shpesh herë i kemi përbuzur në takime, ka pasur raste që i kemi larguar nga takimi.

Avokati Emmerson: Ramush Haradinaj i thërriste turistë, të kujtohet?

Mustafa: Nuk po dëshiroj të lëshohem.

Ish-komandant Remi ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm nuk ka mundur të bëjë asnjë marrëveshje pa i pyetur komandantët e zonave.

Ai është pajtuar me avokatin Emmerson se në atë periudhë ishte e rëndësishme që të projektohej një imazh i UÇK-së për ndërkombëtarët, në mënyrë që të merreshin seriozisht.

Avokati Emmerson: Kur shihnit një urdhëresë të Shtabit të Përgjithshëm ju kishit përshtypjen mund ta zbatonit ose jo, pra ishte në dorën tuaj, në varësi të vlerësimit dhe nevojave të zonës suaj.

Mustafa: Unë jam përpjekur t’i zbatoj por ka raste kur nuk i kam përfillë.

Avokati Emmerson: A mund të jetë diçka urdhëresë, nëse vendosë ta zbatosh ose jo. Si rregull në ushtri kur jepet një urdhër duhet zbatuar, pa e vënë në dyshim vartësi këtë urdhërese, a mendoni që termi urdhëresë është përkufizimi i duhur nëse dikush vendosë të mos e zbatojë, apo mund të jenë thjesht kërkesa apo sugjerime që dikush pastaj vendosë t’i zbatojë ose jo?

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...