23/07/2024

Basha takon në KiE delegacionin e Kosovës: Bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeparlamentari Glauk Konjufca bashkë me delegacionin e Parlamentit të Kosovës është takuar me deputetin e PD-së, Lulzim Basha derisa po zhvillohen punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ndërkohë Basha përmes një shënimi në Facebook ka shprehur kënaqësinë e tij  për takimin në KiE me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

“Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Basha.

“Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, ka vijuar tutje ish-kryetari i PD-së.

Kujtojmë gjatë së hënës, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Blerina Gjylameti është zgjedhur zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ajo ka premtuar të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Me marrjen e kësaj detyre te lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojmë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të çuar përpara agjendën e anëtarësim të Kosovës në KiE”, shprehet deputetja Gjylameti pas zgjedhjes Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...