21/04/2024

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Ekrem Avdiu bëhet kryetar i BIK-ut në Mitrovicë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ekrem Avdiu, hoxhë dhe veteran i UÇK-së, njëherit një nga bashkëluftëtarët e komandantit Adem Jashari është emëruar kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë.

“Me datë 22.02.2024, në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë i cili tani drejtohet nga Kryetari Ekrem ef Avdiu,
Në këtë mbledhje u shqyrtuan pika me rëndësi për zhvillimin e jetës fetare.
Në këtë mbledhje morri pjesë edhe kryetari i deritanishëm i Këshillit Enis ef Rama, e që njëherit bëri edhe dorëzimin e detyrës së Kryetarit.
Me këtë rast Në emër të KBI-së, Kryetari i sapo emëruar Ekrem ef Avdiu falënderoi Enis ef Rama për punën dhe angazhimin e tij gjatë mandatit sa ishte kryetar i KBI-së, dhe pse gjatë mandatit të tij u përballë me sfida dhe vështirësi arriti me urtësi dhe maturi t’i përballojë dhe arriti që ta konsolidojë KBI e Mitrovicës dhe në fund të organizojë zgjedhjet e rregullta ku edhe u zgjedhën anëtarët e ri të Këshillit dhe Kryetari i ri.
Lusim Allahun e Madhërishëm ta shpërblej për punën e tij.
Nga ana e tij Enis ef Rama duke i uruar detyrën e re Kryetarit të ri Ekrem ef Avdiut i uroi shëndet dhe suksese, bashkë me antarët e sapo zgjedhur të Këshillit” shkruan në facebook KBI, Mitrovicë /RTI
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...